5 vjet pas tërmetit në Durrës, ende pa shtëpi, dalin në protestë 40 familje

Një nga pallatet pranë Tregut Industrial në Durrës është ende dëshmi e tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit, por dhe e burokracive të pafundme të pushtetit vendor.

Kanë kaluar 5 vjet nga tërmeti dhe pallati i shpallur i pabanueshëm ende nuk ka hyrë në rikonstruksion apo rindërtim. 40 familjet që kanë lënë apartamentet e dëmtuara vijojnë të jetojnë me qira.  

Pas heshtjes së vazhdueshme nga Bashkia e Durrësit, një përfaqësi e banorëve kanë protestuar para saj edhe për ndërprerjen 1-vjeçare të bonusit të qirasë.  

Durrësi ishte një nga bashkitë më të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019. Por, ende shumë familje nuk kanë marrë zgjidhje edhe pas 5 vjetësh nga dëmtimi i banesave të tyre./a2news/

Read Previous

Sullivan: SHBA-ja do të vendosë sanksione të reja ndaj Iranit

Read Next

Haxholli: Serbia bllokon qindra kosovarë, hakmarrje për anëtarësimin e Kosovës në KiE