40 gjëra që mund të na ndodhin para vitit 2050 (FOTO)

Në mënyrë të supozuar, ne po presim një “mini epokë akulli” në vitet 2030 dhe deri në vitin 2050 mund të jemi në gjendje të shijojmë dhe nuhasim përmes pajisjeve tona. Por ky është vetëm një fragment i asaj që mund të na presë nga e ardhmja.

Falë zhvillimit të shpejtë të teknologjisë, së bashku me të gjitha metodat e ndryshme të parashikimeve shkencore, është shumë e lehtë të imagjinohet se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen e afërt.

Bright Side shkruan se u bënë kureshtarë lidhur me atë se çfarë do të sjellë e ardhmja, si do të evoluojnë ilaçet dhe si do të ndikojë teknologjia në jetën tonë. Kështu që bënë një hulumtim dhe morën përgjigje që mund të habisin të gjithë.

2025

  • Protetikat robotike të kontrolluara nga mendja mund të bëhen të disponueshme.
  • Shartimet e lëkurës bio-inxhinierike që do të kopjojnë lëkurën e vërtetë mund të bëhen fakt.
  • Më shumë vetura elektrike do të shiten dhe shitjet mund të rriten në mbi 7 milionë automjete.
  • Temperatura globale do të rritet me 1.5 gradë Celsius.
  • Popullsia e botës do të rritet me mbi 8 milionë njerëz.
  • Numri i pajisjeve të lidhura për person mund të bëhet 9.5.
  • Pothuajse të gjithë do të fillojnë të karikojnë pajisjet e tyre duke përdorur Wi-Fi.
  • Kuzhinat inteligjente do ta kthejnë gatimin në një përvojë të këndshme dhe interaktive.

2030

  • Kirurgët mund të jenë në gjendje të ristrukturojnë nervat në trupat tanë në mënyrë që njerëzit e paralizuar të fillojnë të përdorin duart përsëri.
  • Mund të bëhet fundi i epokës së televizionit. Në fund të fundit, TV në internet na ofron shumë më tepër, siç është shansi për të rikthyer, pauzuar dhe për të zgjedhur se çfarë përmbajtje na intereson më shumë.
  • Përdorimi i fjalëkalimeve mund të bëhet histori. Kjo sepse shumica e kompjuterëve do të jenë në gjendje të detyrojnë brutalisht fjalëkalimet e krijuara nga njerëzit. Do të qëndrojë si një alternativë e dytë, por nëse përdoret si një opsion i parë, mund të shkaktojë alarm.
  • Disa njerëz në të gjithë botën mund të vlerësohen në përputhje me zgjedhjet e tyre mjedisore të blerjeve, ushqimit, transportit dhe praktikave në shtëpi. Kjo do të lërë një gjurmë që do të na japë përfitime dhe do të llogarisë taksat. Gjithashtu, mund të jetë vizuale në rrjetet tona sociale.
  • Shkencëtarët mund të futen në mantelin e tokës, e cila është shtresa midis kores dhe bërthamës super të nxehtë.
  • Disa vende mund të fillojnë të ndalojnë automjetet e bazuara në karburant, duke i bërë veturat elektrike të detyrueshme.

2035

  • Do të nis teknologjia e re e trenave, me trena që mund të udhëtojnë me shpejtësinë sa 3 herë ajo e aeroplanëve.
  • Toka do të jetë tashmë në “mini-epokën e akullnajave” të reja për shkak të uljes së aktivitetit diellor edhe me 1 %. Hera e fundit që Toka ishte në një “epokë të vogël të akullit” ishte më 1645.
  • Shkencëtarët do të përqendrohen në teknologjinë e redaktimit të gjeneve.
  • Veturat do të kenë komunikim veturë-me-veturë, duke shkëmbyer informacione ndërmjet njëri tjetrit për statusin e tyre të frenimit, drejtimin dhe shpejtësinë.
  • Njerëzit do të përqendrohen në implantet e reja që do t’u japin atyre mundësinë të “azhurnojnë” shqisat e tyre. Implanti do ta bëjë këtë duke zbuluar më shumë sinjale.

2040

  • Shkencëtarët mund të jenë në gjendje të fshijnë, si dhe të rikthejnë kujtimet në trurin e njeriut.
  • Me implantet e kujtesës, ata do të shpejtonin kohën për të burgosurit që kanë dënime maksimale në mënyrë që ata të mund të shërbejnë/kryejnë kohën e burgut në një ditë.
  • Shoqëria mund të shembet për shkak të mungesës së ushqimit. Popullsia e botës do të jetë mbi 9 miliardë.
  • Numri mesatar i pajisjeve për një person mund të arrijë 19.
  • Një brez i ri njerëzish tashmë do të ecin në Tokë, i njohur si Gjenerata Hibride, i përbërë nga njerëz të lindur midis 2026 dhe 2045.
  • Njerëzit e lindur para vitit 1985 mund ta kenë të vështirë të përshtaten me teknologjinë e re, ndërsa ata që kanë lindur më pas mund të kenë një kohë më të lehtë.
  • Veglat dhe kompjuterët do të bëhen edhe më të vegjël dhe do të kenë kapacitet të mrekullueshëm të ruajtjes dhe energjisë. Disa pajisje madje mund të bëhen holografike.

2045

  • Implantet e trurit mund të fillojnë të bëhen të disponueshme, por për qëllime argëtimi dhe për të ndihmuar njerëzit me aftësi të kufizuara.
  • “Gjurmët e trurit” mund të shtohen si siguri shtesë për gjurmët e gishtërinjve.
  • Për shkak të rritjes së konsiderueshme të nivelit të detit, mund të ketë përmbytje baticash më 2045. Kjo mund t’i detyrojë njerëzit të largohen nga shtëpitë e tyre.
  • Suedia tashmë njoftoi se po planifikon të bëhet “neutrale ndaj karbonit” deri më 2045 me 85%.
  • Fermat në qiell mund të ndërtohen mbi qytete shumë të populluara për të shtuar më shumë përfitime mjedisore. Disa nga përfitimet që ata do të synojnë janë ajri dhe energjia më e pastër, si dhe uji i pastruar.

2050

  • Teknologjia do t’ju ndihmojë të nuhatni dhe shijoni lloje të ndryshme aromash përmes teknologjisë AI. Ato do të ruhen në një arkiv digjital.
  • Mund të jetë një kohë kur njerëzit fillojnë të ndjehen nostalgjikë për të kaluarën, e ngjashme me atë se si ne sot jemi për vitet ’90.
  • Inteligjenca Artificiale do të godasë nga çdo cep, duke filluar nga policia AI e tek kirurgët AI.
  • Deri në vitin 2050, Marsi mund të ketë arritur një popullsi prej 1 milion njerëz.
  • Me mbi 9.7 miliardë njerëz në botë, 2 miliardë nuk do të kenë një burim të rregullt ose të mirë të ujit dhe ndotja e ajrit do të ndikojë në jetëgjatësinë e njerëzve.
  • Kafeja do të bëhet një luks për shkak të ngrohjes globale.
  • Temperatura do të rritet përsëri, tani për +2.5 gradë Celsius.
  • Gjithashtu, 50% e njerëzve do të jenë dritëshkurtër.
  • Makinat fluturuese mund të fillojnë ta “prekin” ajrin, ashtu si edhe rrugën. /KlanKosova/

Read Previous

Gruaja afrikane thotë se lindi dhjetënjakë

Read Next

Ky mund të jetë zëvendësuesi i Ronaldos te Juventus