4 vite pas zjarrit shkatërrues, rihapet Notre Dame

Katër vite pas zjarrit shkatërrues në katedralen e Notre-Dame de Paris, punimet e restaurimit kanë përfunduar, duke nxjerrë në pah një imazh të veçantë të ndërtesës.

Për punimet në Notre Dame janë shpenzuar 700 milionë euro.

Edhe para shuarjes së zjarrit të vitit 2019, autoritetet franceze morën 846 milionë euro donacione. Rindërtimi u ngadalësua për shkak të pandemisë dhe ndotjes së ndërtesës nga pluhuri pas zjarrit.

Heqja e “460 tonë pluhur” kushtoi 150 milionë euro.

Gjatë rindërtimit, drejtuesit e projektit vunë re shkallën e papastërtive që mbulonte brendësinë e ndërtesës.

/abcnews.al

Read Previous

Një shtyllë në rrugën “Bujar Roka” ka mbetur e dëmtuar dhe po paraqet rrezik për banorët

Read Next

Ndërhyn helikopteri për shuarjen e flakëve në Kaninë të Vlorës, rrezikohen banesat