4 muaj të mbyllur në një “shtëpi bari”, arrestohen 3 të rinj shqiptarë në Spanjë

Autoritetet spanjolle kanë çmontuar një plantacion marijuanë dhe kanë arrestuar tre rinj shqiptarë. Bimët kultivoheshin brenda një ndërtese industriale në Crarer s’Alemanya. Të arrestuarit janë të moshave 20 dhe 24 vjeç.

Sipas mediave të huaja, shqiptarët ishin mbyllur brenda në ndërtesë në mënyrë që të mos tërhiqnin vëmendjen e fqinjëve. Gjatë operacionit policor u gjetën dhe sekuestruan 4000 bimë marijuanë që vlerësohen rreth 200 mijë euro.

Sakaq u zbulua një tunel për të fshehur sasitë e drogës në raste emergjente dhe kishin krijuar një përrua rreth 80 metër i gjatë. /abcnews.al

Read Previous

5 profesionet që po kërkon më së shumti Gjermania, paga shkon deri në 4500 euro

Read Next

Lufta në Ukrainë, kancelari Scholz: Shumë shpejt mund të komunikoj me presidentin Putin