28 vjetori i Epopesë së UÇK-së, kjo është agjenda

Me rastin e shënimit të 28 vjetorit të Epopesë së UÇK-së, më 5, 6 dhe 7 mars institucionet shtetërore kanë organizuar një mori aktivitetesh.

Qeveria e Kosovës ditë më parë ka publikuar agjendën tre-ditore me organizimet për vjetorin e Epopesë së UÇK-së, në nderim të luftës dhe rënies heroike të familjes Jashari.

Në datat 5, 6 dhe 7 mars do të ketë aktivitete të ndryshme kulturore e sportive në disa komuna të vendit.

Agjenda me aktivitete për shënimin e Epopesë së UÇK-së, për datën 5, 6 dhe 7 mars:

5 Mars

  • 08:00 – Ora e parë mësimore në të gjitha shkollat e Republikës së Kosovës i kushtohet Epopesë së UÇK-së;
  • 09:00 – Mbledhja solemne e Qeverisë së Republikës së Kosovës;
  • 10:00 – Seancë solemne në kuvendet komunale të Republikës së Kosovës;
  • 12:00 – Rreshtimi i kuadrateve të FSK-së në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë;
  • 14:30 – Gara mbarëkombëtare e volejbollit për femra “Adem Jashari” në Skenderaj.

6 Mars

  • 10:00 – Krerët e shtetit homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz;
  • 10:00–12:00 – Homazhe nga përfaqësuesit komunalë në Kompleksët Memoriale të dëshmorëve;
  • 13:00 – Ekspozitë “Tri ditë që ndryshuan historinë” e organizuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës;
  • 19:00 – Akademi përkujtimore për Epopën e UÇK-së, me pjesëmarrje artistike nga Opera dhe Filarmonia e Kosovës në Pallatin e Rinisë (Salla e Kuqe);
  • 21:00 – Mbyllja e ceremonisë.

7 Mars

  • 18:00 – Nata e Zjarreve në Prekaz;
  • 18:15 – Ndezje e flakadanëve në shtatë rajonet e Republikës së Kosovës;
  • 19:00 – Program artistik në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj.

Kujtojmë se sulmi i gjerë që Serbia e kishte ndërmarrë në Drenicë për të eliminuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës ishte kthyer në një rrethim të hekurt për Lagjen e Jasharëve në Prekaz, që ishte qendra dhe simboli i luftës për liri në Kosovë.

Kjo ngjarje e rëndë më 5, 6 e 7 mars të vitit 1998 kishte ngritur çështjen e Kosovës në krye të agjendës botërore, dhe vazhdon të jetë një kujtim i lavdishëm për historinë e kombit tonë. /RTKlive

Read Previous

​28 vjet nga rënia heroike e Jasharëve, sot nis Epopeja

Read Next

KB “Trepça” lidere e pakontestueshme pas fitores dramatike në Pejë