2,658 gjoba trafiku u shqiptuan brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e aktiviteteve dhe ngjarjeve gjatë 24 orëve të fundit.

Gjatë kësaj periudhe nuk është regjistruar asnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë evidentuar 20 aksidente me të lënduar dhe 38 aksidente me dëme materiale.

Janë shqiptuar gjithsej 2,658 tiketa trafiku. Po ashtu, janë arrestuar 16 persona, 11 prej të cilëve janë dërguar në mbajtje, ndërsa nuk ka pasur persona në ndalim policor ose në vuajtje të dënimit.

Raporti tregon ndërhyrje aktive të policisë në aksidentet e trafikut dhe veprimet për zbatimin e ligjit. /RTKlive

Read Previous

Policia raporton për arrestime për dhunë, armëmbajtje e narkotikë në Kosovë

Read Next

Tuchel: Jo vetëm talent, duhen edhe aftësi sociale për në kombëtaren angleze