Për katër ditë, mësuesit e gjuhës shqipe nga diaspora, qëndruan në Shkodër për tu bërë pjesë e Seminarit Mbarkombëtar të Gjuhës Shqipe organizuar nga ministria e Arsimit në Kosovë e Shqipëri.
Afrim Berisha mësimdhënës i gjuhës shqipe në Suedi, thotë se seminari edhe këtë vit ishte në nivelin e kënaqshëm dhe të gjitha kumtesat e dëgjuara na shërbyen për të përmirësuar mësimdhënien tonë me fëmijët shqiptar në emigracion.