245 pacientë morën shërbime shëndetësore në Klinikën Emergjente të QKUK-së në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit 245 pacientë kanë marrë shërbime shëndetësore emergjente, në kuadër të Klinikës Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

28 pacientë janë pranuar për trajtim të mëtejmë mjekësor në kuadër të klinikave kirurgjike, internistike dhe Mjekim Intensiv Qendror.

Sipas raportit 24-orësh, 69 raste kanë qenë internistike, 60 raste kanë qenë të natyrës ortopedike dhe 37 në dhomën kirurgjike, po ashtu, 59 raste janë trajtuar në kuadër të dhomës së reanimimit.

/KosovaPress/

Read Previous

Mehaj: Anëtarësimi në NATO do të arrihet së bashku me partnerët

Read Next

95 vite nga vdekja e Shotë Galicës