Policia e Kosovës ka raportuar për një rast zjarrvënieje në një biznes në Gjakovë, si dhe për një person të zhdukur gjatë pushimeve në Shqipëri.
INCIDENTET KRIMINALE
ZJARRVËNIE
Gjakovë 20.07.2025, 19:32.
Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri materiali i biznesit të tij ku vlera e dëmit është e konsiderueshme. Rasti në procedurë hetimore.
RASTET TJERA – NGJARJET
PERSON I ZHDUKUR
Shqipëri / 17.07.2025 – 15:33.
Ankuesja femër kosovare ka raportuar se viktima mashkull kosovar kishte shkuar për pushime në Shqipëri por më pas kanë humbur kontaktet dhe ai më nuk ishte kthyer në shtëpi.