Policia e rajonit të Gjakovës ka trajtuar gjatë 24 orëve të fundit një rast të rëndë tentativë vrasjeje pas një rrahjeje masive, si dhe një rast zhdukjeje të një vajze të mitur në Rahovec.
INCIDENTET KRIMINALE
VRASJE NË TENTATIVË/PJESMARRJE NË RRAHJE
Gjakovë. 04.08.2025-16:00.
Janë arrestuar pesë të dyshuar, katër meshkuj dhe një femër kosovarë, tre prej tyre me nënshtetësi gjermane pasi që janë përleshur fizikisht në mes vete, ku është përdorur edhe arma e zjarrit. Si pasojë, njeri prej tyre ka pësuar lëndime nga arma e zjarrit dhe është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Gjakovës. Arma e zjarrit e përdorur në rast me një karikator me katër fishekë dhe një gëzhojë janë konfiskuar. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit një i dyshuar dërgohet në mbajtje, ndërsa të tjerët lirohen. Rasti nën hetime.
RASTET TJERA – NGJARJET: PERSON I ZHDUKUR
Rr. Sadedin Hajda, Rahovec. 04.08.2025-15:40.
Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se vajza e tij e mitur, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij. Rasti nën hetime.