24 orët e fundit në rajonin e Gjakovës: Hetim i vdekjes, dhunë në familje dhe dy raste të vjedhjes së rëndë

Gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Gjakovës është raportuar një rast i hetimit të vdekjes në Malishevë, një rast i dhunës në familje në Gjakovë si dhe dy raste të vjedhjes së rëndë në Malishevë dhe Gjakovë, për të cilat policia ka nisur hetimet.

HETIM I VDEKJES

Malishevë / 25.05.2026 – 19:16. Është raportuar se viktima mashkull kosovar nga familjarët ishte dërguar në QKMF-Malishevë dhe nga mjeku kompetent është konstatuar se i njëjti kishte qenë pa shenja jete. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

DHUNË NË FAMILJE

Gjakovë / 24.05.2026 – 23:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Nuk raportohet për lëndime trupore, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

VJEDHJE E RËNDË

· Malishevë / 25.05.2026 – 03:00-04:00. Është raportuar se persona të panjohur me përdorim force kanë depërtuar brenda objektit dhe nga kasaforta kishin vjedhur një shumë parashë dhe cigare të llojeve të ndryshme. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin.
· Gjakovë / 25.05.2026 – 23:15. Është raportuar se person-a të panjohur me përdorim force kanë depërtuar në shtëpinë e viktimës mashkull kosovarë dhe nga aty kanë vjedhur një shumë parashë dhe stoli ari. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin.

Read Previous

Trump reagon pas sulmeve të SHBA në Iranin jugor

Read Next

Papa bën thirrje për kontroll më të rreptë mbi inteligjencën artificiale