Policia e Kosovës ka raportuar për disa raste të ndodhura gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Gjakovës, përfshirë dy raste dhune në familje, një vjedhje veture dhe një person të zhdukur në Rahovec.
DHUNË NË FAMILJE ·
Rahovec. 15.07.2025-14:00.
Është raportuar se viktima femër kosovare është sulmuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
· Malishevë 15.07.2025-17:00.
Është raportuar se viktima femër kosovare është sulmuar nga dy të dyshuarit meshkuj kosovarë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.
VJEDHJE E VETURËS
Fsh. Vraniq, Gjakovë 15.07.2025 – 17:26.
Është raportuar se persona të panjohur i kanë vjedhur veturën ankuesit mashkull kosovar. Rasti ne procedure hetimore.
RASTET TJERA – NGJARJET: PERSON I ZHDUKUR
Rr. Sulejman Kollari, Rahovec 14.07.2025 – 13:00.
Është raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti nen hetime.