24 orët e fundit në rajonin e Gjakovës: Arrestime për dhunë në familje, armëmbajtje pa leje dhe falsifikim të rezultatit të votimit

Gjatë 24 orëve të fundit, në rajonin e Gjakovës dhe më gjerë, policia ka ndërmarrë veprime ndaj disa personave të dyshuar për dhunë në familje, armëmbajtje pa leje, ku është sekuestruar edhe një granatë dore, si dhe për falsifikim të rezultatit të votimit, me disa prej të dyshuarve të dërguar në mbajtje.

ARMËMBAJTJE PA LEJE

Rr. Skënderbeu, Gjakovë 25.01.2026 – 16:20. Me 23.02.2026

lidhur me rastin është dorëzuar në Stacion Policor i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari me vete kishte edhe një granat dore. Në lidhje me rastin është njoftuar njësiti i deminimit të cilët kanë bërë shpërthimin e mjetit në mënyrë të kontrolluar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

Gjakovë 23.02.2026 – 14:30.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka keqtrajtuar nënën e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Gjakovë 23.02.2026 – 19:30.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se kishte keqtrajtuar bashkëshorten e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Gjakovë 23.02.2026-16:30.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se kishte keqtrajtuar dhe kanosur bashkëshorten e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

FALSIFIKIM I REZULTATIT TË VOTIMIT

Malishevë 23.01.2026-08:30.

Në lidhje me rastin, më 22.02.2026, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili në procesin zgjedhor kishte qenë kryesues i komisionit për numërim të votave të kandidateve për deputet. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Read Previous

Trajneri i Kombëtares së Portugalisë: Ronaldo është shembull i profesionalizmit dhe përkushtimit

Read Next

Policia e Kosovës: 42 aksidente trafiku në 24 orët e fundit