22 dhjetori, dita e solsticit dimëror

22 dhjetori është dita e solsticit dimëror, që shënon hyrjen në stinën astronomike, stinë më të ftohtë të vitit.

Solstici ka ndodhur në orën 5:48 të mëngjesit. Kur flitet për solsticin dimëror nënkuptohet momenti kur dielli arrin distancën e tij maksimale këndore në lidhje me ekuatorin tokësor. Ky fenomen kushtëzon orarin e perëndimit. Solstici dimëror është në fakt dita më e shkurtër e vitit dhe nata më e gjatë.

Solstici dimëror dhe ai veror janë dy ditë në të cilat hemisfera veriore dhe ajo jugore marrin respektivisht minimumin dhe maksimumin e rrezatimit diellor. 

/KultPlus.com/

Read Previous

Gjakovë – Qytetari gjen kuletën me para dhe e dorëzon në polici

Read Next

Këshilli i Sigurimit i OKB-së miraton rezolutën për dërgimin e ndihmave në Gaza, Rusia dhe SHBA-ja abstenojnë