201 gjoba bë Shkup, 29 për tejkalim të shpejtësisë

Sektori për Punë të Brendshme në Shkup ka vazhduar të mërkurën me kontrolle të shtuara në trafik, kështu që vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 201 gjoba, nga të cilat 29 për tejkalim të shpejtësisë, 13 për drejtim mjeti pa patentë shoferi, katër sanksione për në semafor të kuq dhe 8 gjoba për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit.

Sipas raportit të MPB-së atje, janë shqiptuar dhe 47 gjoba ndaj këmbësorëve të cilët gjithashtu kanë shkelur rregullat e trafikut, raporton Alsat.

Read Previous

Lirim Kastrati kthehet në Kroaci, nënshkruan me ish klubin e tij

Read Next

Ekonomia britanike zyrtarisht në recesion