2 vite izolim nga Covid, Australia hap kufijtë për të huajt

Australia ka rihapur kufirin e saj ndërkombëtar, për herë të parë, pas rreth dy vjetësh, duke sjellë bashkime familjare dhe një nxitje të turizmit.

Vendi vendosi disa nga masat më të rrepta të udhëtimit në botë, pasi u mbyll në mars 2020, për shkak të koronavirusit.

Vizitorët e vaksinuar me dy doza nuk kanë nevojë të karantinohen, por udhëtarët e pavaksinuar duhet ta bëjnë këtë në një hotel deri në 14 ditë me shpenzimet e tyre.

Udhëtarët mund të hyjnë në të gjitha shtetet përveç Australisë Perëndimore, e cila mbetet e mbyllur deri më 3 mars dhe kërkon 3 doza vaksine./a2news.com/

Read Previous

Vazhdojnë përgatitjet e FSK-së për pjesëmarrjen në stërvitjen “Dynamic Front 22” në Gjermani

Read Next

Konjufca: Finlanda i ka dhënë përkrahje të çmuar proceseve të shtendërtimit të Kosovës