2 pacientë të hospitalizuar nga Covid-19 në spitalin e Gjakovës “Isa Grezda”

Instituti i Shëndetësisë Publike në Gjakovë në raportin e fundit 24 orësh bënë të ditur se nga 1.721 testime 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid 19, si dhe janë shënuar 2 raste të vdekjes.

Përgjatë kësaj periudhe janë dhënë edhe 5.271 doza të vaksinës kundër COVID-19 ndërsa nga fillimi i procesit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 243.428 doza të vaksinës.

Nga ky imunizim deri më sot 60.759 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë ndërsa numri i rasteve aktive në total është 151 persona.

Theksojmë se në spitalin e Gjakovës janë duke u hospitalizuar vetëm 2 pacientë.

Read Previous

Të hënën dhe të enjten në QKMF bëhen testet serologjike

Read Next

Klubi Taekwondo “Dearti” në “Miq në pasdite”