175 personel mjekësor dhe 88 punonjës të OKB të vrarë që nga 7 tetori në Gaza

Ministri palestinez i Shëndetësisë Mai al-Kaila thotë se në 31 ditët që nga fillimi i luftës Izrael-Hamas, gjithsej 175 personel mjekësor dhe 34 punonjës të mbrojtjes civile janë vrarë në Rripin e Gazës.

Ministri i Shëndetësisë tha gjithashtu se gjatë së njëjtës periudhë, 16 nga 36 spitale dhe 51 nga 72 klinika kanë dalë jashtë shërbimit për shkak të bombardimeve izraelite, ose mungesës së karburantit dhe ilaçeve, duke i bërë jo funksionale objektet.

Incidente të shumta janë regjistruar të objekteve mjekësore, si Spitali Arab al-Ahli dhe ambulancat që goditen nga sulmet ajrore izraelite, duke vrarë pacientë dhe punonjës mjekësorë.

Më herët, raportuesja speciale e OKB-së për të drejtat e njeriut në Palestinë, Francesca Albanese, e përshkroi kolapsin e sistemit shëndetësor në Gaza si një “katastrofë”.

OKB-ja ka thënë se 88 anëtarë të stafit të UNRËA-s janë vrarë tani në Gaza që nga 7 tetori, duke e bërë konfliktin më vdekjeprurës ndonjëherë për viktimat e OKB-së.

Sipas OKB ky është “numri më i lartë i vdekjeve të Kombeve të Bashkuara i regjistruar ndonjëherë në një konflikt të vetëm”.

Deklarata e përbashkët, e lëshuar së bashku me disa organizata humanitare jo të OKB-së, pranoi se punëtorët e OKB-së ishin në mesin e “dhjetëra punonjësve të ndihmës” që janë vrarë.

Ndërkohë ushtria izraelite ka publikuar një video ku tregon se ka hapur “korridorin humanitar” civilët në veri të Gazas që të evakuohen për në jug.  Zyrtarë të shëndetësisë në Gazën e kontrolluar nga Hamasi thotë se janë vrarë afërsisht 10 mijë palestinezë  në luftë, që kur Hamasi sulmoi në mënyrë të papritur më 7 tetor në jug të Izraelit duke vrarë 1400 persona dhe duke marrë afërsisht 240 pengje./a2news/

Read Previous

Escobar për marrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë: Nënshkrimi ose jo s’ndikon në detyrimin për zbatimin e tyre

Read Next

33 ngjarjet e rënda që ndodhën në Shqipëri nga sherret virtuale në TikTok