33 ngjarjet e rënda që ndodhën në Shqipëri nga sherret virtuale në TikTok

Vetëm vitin e fundit, 18 të rinj janë arrestuar në Shqipëri, si autorë plagosjesh të rënda, kanosje me armë, djegie automjeti, shpërthim tritoli dhe raste të tjera – ngjarje krimi të nisura si debate virtuale në TikTok.

Policia e Shtetit e ka konfirmuar se gjithsej u regjistruan 33 raste të rënda, në të cilat “të fortët e TikTok” mbajnë vendin e parë.

Më tej, janë krimet që shënohen nga përdorimi i “Instagramit”, që nisin e përleshen online pas pëlqimeve virtuale të fotografive, në shumë raste të mbyllura me rrahje barbare dhe vrasje si ajo e Vilson Tafçiut.

Por se si nga “TikTok” gjenerohet dhunë, e tregon dosja penale e denoncuar nga Aqif Abazi, që jeton në Venezia dhe që u kthye në Shqipëri për pushime. Duke udhëtuar në Elbasan, pasi iu vështirësua qarkullimi nga një mjet me xhama të errët, ai e filmoi makinën dhe përpara se të flinte, postoi targat në “TikTok”.

Kërkesa e tij ishte “më gjeni pronarin e automjetit”. Gjatë natës, komentet ishin kërcënuese dhe urdhëruese për ta fshirë postimin, ndërkohë që pala tjetër me shpejtësi kishte kryer hetimet, siguruar fotografinë e tij on line dhe duke e postuar, dha ofertën “Kush e gjen këtë bosin, ku e ka lagjen, do t’i jap 200 euro”.

Kur emigranti u zgjua, iu dërgua një fotografi duke i treguar vendin ku e prisnin në Belsh, një lokal në të cilin Abazi u dhunua barbarisht.

Ky rast u shqyrtua në Gjykatën e Lartë, e cila doli kundër një vendimit të Gjykatës së Apelit që zbuti masën e sigurisë me vlerësimin “ngjarja ndodhi më motive banale, sikurse është një postim në TikTok”./TopChannel./

Read Previous

175 personel mjekësor dhe 88 punonjës të OKB të vrarë që nga 7 tetori në Gaza

Read Next

Sot zhvillohet derbi londinez, Tottenham-Chelsea