17 tetori i të shtënave, konfiskohet edhe një armë tjetër

Është konfiskuar edhe një armë në fshatin Qirez të Skenderajt me të cilën dyshohet se 21-vjeçari, E.S., ditën e zgjedhjeve ka shtënë.

Gjatë 17 tetorit policia është njoftuar për të shtëna me armë dhe në vendngjarje janë gjetur dy gëzhoja.

Gjatë ditës së sotme rreth orës 11:10 policia ka shkuar në shtëpinë e të dyshuarit, ku është takuar me prindin e tij i cili e ka dorëzuar armën, armë kjo e llojit EKOL Special e cila bashkë me një karikator të zbrazët është konfiskuar nga policia.

I dyshuari E.S., 21 vjeçar, Shtetas i Republikës së Kosovës, ka mbetur që në kohen më të shkurtër, të paraqitet në stacionin policor Skenderaj për procedura të mëtutjeshme, rasti është duke u hetuar në drejtim të veprës penale “ Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, thuhet në njoftimin e policisë./GazetaSinjali

Read Previous

Pse duhet të vaksinohemi?

Read Next

Jacqueline Kennedy: Ekzistojnë 2 lloje grash, ato që duan pushtet në botë dhe ato që duan fuqi në dashuri