1683 gjoba anti-covid të shqiptuara për një javë në komunën e Gjakovës

Drejtoria e Trafikut Rajonal në Gjakovë bënë të ditur se vetëm brenda një jave ka shqiptuar 1683 gjoba anti covid për personat të cilët nuk i kanë respektuar masat e miratuara së fundmi nga Qeveria e Kosovës.

Policia e Kosovës është e obliguar të garantojë siguri dhe liri të levizjës për gjithë qytetarët e Republikës se Kosovës. Prandaj, edhe gjobat e shqiptuara janë si rezultat i garantimit të ruajtes së shëndetit të qytetarëve. Kështu ka bërë të ditur Albin Sahatqija nga drejtoria e Trafikut Rajonal në Gjakovë.

Policia e rajonit të Gjakovës u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të jënë të kujdesshem në respektimin e masave anti covid.

Read Previous

Arsimi i lartë pa pagesë, ekspertët me qëndrime të ndryshme rreth kësaj çështjeje

Read Next

Distria Krasniqi e Nora Gjakova do t’u bashkohen Forcave të Armatosura Shqiptare