15 milionë euro borxh për mospagesën e ujit në veri

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi ka shqyrtuar raportin vjetor të Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit (ARrU).

Edhe pse uji faturohet në veri të Kosovës, zëvendësdrejtori i ARRU-së Xhelal Selmani tha se nuk paguhet.

Ai tha se borxhi i akumuluar që nga pas lufta është rreth 15 milionë euro, derisa tha se ARrU-ja është në gjendje të vështirë financiare.

Ai tha se në pjesën veriore ujin e marrin nga KRU “Mitrovica” pastaj e distribuon një kompani tjetër.

“Sa i përket pjesës veriore problemi është  i madh, uji faturohet por uji nuk paguhet në pjesën Veriore dhe ne nuk kemi qasje aty, çmimi i ujit që dorëzohet në pjesën veriore është 17 cent dhe është borxh prej 15 milionë euro dhe kompania është në gjendje të vështirë”.

Selmani tha se nga 1.8 milionë banorë qasje në shërbimin e ujit kanë vetëm 74%.

Ai ka shprehur shqetësimin sa i përket ujit të pa faturuar që tha se vetëm gjatë viti 2020 është 55%.

Gjatë raportimit ne Komision ai tha e objektet e kultit nuk paguajnë ujë, derisa shtoi se i kanë bërë shkresë Kuvendit, por që deri më tash nuk kanë marr përgjigje

“Në komunën e Mamushës ka pasur vështirësi në furnizimin me ujë të pijshëm. ARrU ka kontribuar performancën edhe në vitin 2020 të KRU-ve”.

“Me ligjin mbi ujërat faturimi pa matje është i ndaluar. Performanca e KRU-ve ka qenë e mirë duke përfshirë furnizimin me ujë, 1.8 milionë banorë që qasje kanë në shërbimin e ujit 74%”.

“Uji i pa faturuar vazhdon të mbetet sfidë për KRU-të, gjatë viti 2020 uji i pa faturuar gjatë vitit 2020 është 55% dhe është i papranueshëm”, tha ai.

Deputetja Mimoza Kusari-Lila ka qenë e interesuar të dijë se si ARrU-ja miraton planet e biznesit për KRU-të.

“Ju thatë se i keni miratuar planet e biznesit të KRU-ve në nivel vendi a ka çështje që mbesin të ngritura te ndërmarrjet rajonale të ujësjellësit, në raportin e përgatitjes a është procedure standarde”.

Ministrja Hajdari s’raporton në Komisionin për Ekonomi

Në Komisionin për Ekonomi, Industri dhe Ndërmarrësi nuk ka raportuar ministrja Rozeta Hajdari.

Hajdari ishte e ftuar nga Komisioni që të raportoj lidhur me planin e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, për vitin 2021.

Kryetari i Komisionit Ferat Shala tha se kjo pikë e rendit të ditës është shtyrë për javën e ardhshme.

“Pika e tretë të rendit të ditës të hiqet për sot dhe të shtyhet për javën e ardhshme”./Ekonomiaonline

Read Previous

Sami Frashëri: Në vend që të shesësh dituri dhe zotësi, përpiqu t’i fitosh ato

Read Next

​Palmer: ShBA e mbështet fuqishëm dialogun Kosovë-Serbi