14 vjeçari Driton Lluhani me pasion të madh për fotografinë

Driton Lluhani, nga Gjakovaka gjetur diçka të veçantë për të kaluar kohën e lirë. 14 vjecari ka një pasion të madh për fotografinë. Atij i shkëlqejnë sytë teksa flet për nisjen e  rrugëtimin te tij.
“Që i vogël kam pasur pasion fotografinë, por në 2018- ën fillova të merrem më gjatë me të… Inspirimi im është fotografi Alb Muhaxhiri…”

Secili fotograf e mban mend fotografinë e parë që ka realizuar e edhe Dritoni na tregoi për shkrepjen e parë.

Përkrahjen më të madhe e gjen tek familja.Ndonëse i ri në moshë ai veçse ka dalë fitimtar në një garë fotografie të realizuar në një nga televizionet tona.

Ai ka  pasion natyrën që gërshetohet mjaft bukur me fotografinë.  Nëse Dritoni nuk është duke fotografuar atëherë atë mund ta gjejmë duke eksploruar bukuritë natyrore të vendit tonë. Ai thotë se do të vazhdojë ta ushtrojë profesionin e fotografit për tu bërë një profesionist në të ardhmen.

Read Previous

​Prishtina shënon edhe golin e tretë

Read Next

Vdes gazetari i CNN-it Larry King