1350 hektarë tokë e përmbytur në Shkodër

Në Bashkinë e Shkodrës vijon që të jetë e përmbytur një sipërfaqe prej 1350 hektarësh tokë.

Sipas një njoftimi të Emergjencave Civile këtë të diel në Njësinë Administrative, Ana e Malit vijon të jenë nën ujë 1300 hektarë tokë. Në rrugën e Obotit ka një rënie me 15 centimetra të nivelit të ujit. Megjithatë ka prezencë uji në 90 banesa.

Në rrugën e Obotit po operon një makinë e kalueshmërisë së lartë. Ujësjellësi Oblika 1 vijon që të mbetet jashtë funksionit.

Ndërkohë në njësinë administrative Dajç vijon të jetë nën ujë 50 hektarë tokë bujqësore.

Siç njoftojnë emergjencat Civile në këto zona kërkohen pako ushqimore për banorët e bllokuar nga uji, bazë ushqimore për blegtorinë dhe rreth 50-60 palë çizme të gjata për në fshatin Obot./TVKLAN/

Read Previous

74 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Read Next

Një 23-vjeçare kosovare humb jetën në një aksident trafiku në Nju Jork