127 ditë luftë në Ukrainë

*

Udhëheqësit e Nato-s kanë shpallur një “koncept të ri strategjik” në përgjigje të luftës së Rusisë kundër Ukrainës, duke e përshkruar Moskën si “kërcënimin më të rëndësishëm dhe të drejtpërdrejtë për sigurinë dhe stabilitetin e aleatëve”. NATO ka ftuar Suedinë dhe Finlandën të bëhen anëtarë të aleancës ushtarake. Udhëheqësit premtuan gjithashtu ndihmë të mëtejshme për Kievin dhe ranë dakord për një paketë mbështetjeje që synon modernizimin e sektorit të mbrojtjes së vendit.

*

Presidenti rus Vladimir Putin paralajmëroi se Rusia do të përgjigjet në të njëjtën mënyrë nëse NATO-ja krijon infrastrukturë ushtarake në Finlandë dhe Suedi pasi ato të bashkohen me aleancën e udhëhequr nga SHBA. Nëse Suedia dhe Finlanda do të të bashkoheshin me NATO-n, atëherë “le të vazhdojnë”-tha Putin, por shtoi se nëse deri tani nuk i kanosej asnjë lloj kërcënimi, pas kësaj, Rusisë “do t’i duhet të përgjigjet” me të njëjtën monedhë.

*

Putin gjithashtu u tërhoq kundër pretendimeve se forcat ruse ishin përgjegjëse për një sulm në një qendër tregtare të mbushur me njerëz në qytetin ukrainas të Kremenchuk të hënën, ku u vranë 18 persona. “Ushtria jonë nuk sulmon asnjë vend të infrastrukturës civile. Ne kemi çdo aftësi për të ditur se ku ndodhet”,- tha Putin.

*

Ukraina njoftoi shkëmbimin më të madh të robërve të luftës që nga pushtimi i Rusisë, duke siguruar lirimin e 144 ushtarëve të saj, përfshirë 95 që mbronin fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol. Inteligjenca ushtarake ukrainase tha se shumica e ukrainasve të liruar kishin lëndime të rënda dhe tani po marrin kujdes mjekësor.

*

Të paktën katër persona u vranë dhe pesë u plagosën nga një sulm me raketa ruse në një ndërtesë banimi në qytetin jugor të Ukrainës, Mykolaiv. Moska e pranoi sulmin në qytet, por tha se forcat e saj kishin goditur atë që ajo e quajti një bazë trajnimi për “mercenarët e huaj” në rajon.

*

Presidenti amerikan Joe Biden njoftoi se SHBA do të rrisë forcat e saj ushtarake në të gjithë Europën me më shumë dislokime tokësore, detare dhe ajrore. 

*

Britania do të angazhojë gjithashtu 1000 trupa shtesë dhe një nga dy aeroplanmbajtëset e saj të reja për mbrojtjen e krahut lindor të Nato-s. 

*

Zelenskiy njoftoi përfundimin e marrëdhënieve diplomatike midis Ukrainës dhe Sirisë pasi aleati i Rusisë njohu pavarësinë e dy republikave separatiste të Ukrainës lindore, Donetsk dhe Luhansk. “Nuk do të ketë më marrëdhënie midis Ukrainës dhe Sirisë,” -tha Zelenskiy, duke shtuar se presioni i sanksioneve kundër Sirisë “do të jetë edhe më i madh”.

*

Ukraina dhe Bashkimi Europian kanë nënshkruar një marrëveshje që liberalizon transportin rrugor. Sipas marrëveshjes, transportuesit ukrainas nuk kanë më nevojë të marrin leje për të hyrë në Bashkimin Evropian.

Burimi: The Guardian

Read Previous

Sot varroset poeti Xhevdet Bajraj

Read Next

Tottenham dhe Everton arrijnë marrëveshjen për Richarlison