OKB: 23 fëmijë të vrarë gjatë protestave në Iran

Deri në 23 fëmijë janë vrarë nga protestat e vazhdueshme në Iran, sipas një njoftimi të një përfaqësuesi të Zyrës së Komisionerit të Lartë të OKB-së.

Ai tha se shkaqet e vdekjes ishin të shtënat me armë zjarri dhe dhuna, duke shtuar se një numër i paspecifikuar fëmijësh u arrestuan gjatë bastisjeve në shkolla dhe disa janë dërguar në psikologë.

Më shumë se 120 protestues janë vrarë deri më tani nga protestat në Iran, të cilat shpërthyen më 16 shtator pas vdekjes së 22-vjeçares kurde iraniane Mahsha Amini.

22 vjeçarja vdiq tre ditë pasi u arrestua nga policia.

/abcnews.al

Read Previous

​Përgatitja e gjyqit kundër Pjetër Shalës në Hagë, mbrojtja kritikon prokurorinë për shtim të dokumenteve

Read Next

Ish-kryeministri britanik kritikon serialin The Crown: Një tufë marrëzish dhe trillimesh