Mehaj: Ushtarakët tanë stërviten për të fituar betejën para se të hyjnë në të

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, thotë se ushtarakët kosovarë stërviten për të fituar betejën para se të hyjnë në të.

Mehaj ka bërë të ditur se grupi i radhës i nënoficerëve ka përfunduar me sukses kursin në reagim të parë në fushëbetejë dhe shkathtësi në komunikim.

“Ushtarakët tanë stërviten vazhdimisht për të fituar betejën para se të hyjnë në të. Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes, grupi i radhës së nënoficerëve ka përfunduar me sukses të lartë kursin në lidership luftarak, reagim të parë në fushëbetejë dhe shkathtësi në komunikim” ka shkruar Mehaj. /Klankosova.tv/

Read Previous

Gjenden pas një jave dy vajzat në Pejë, thonë se u larguan nga shtëpia me dëshirën e tyre

Read Next

Rusia i vë veton rezolutës së hartuar nga Shqipëria dhe ShBA për aneksimin e 4 rajoneve ukrainase