10 filmat që duhet shikuar në shkurt sipas Nicholas Barber

Nicholas Barber zgjedh 10 nga filmat më të mirë që do të shfaqen muajin e ardhshëm, duke përfshirë një triller me protagonistë Denzel Washington, Rami Malek dhe Jared Leto, komedinë e fundit të Kristen Wiig – dhe dy drama që lidhen me sëmundjen e dementias.

Pele

1.Nuk ka rëndësi a e kuptoni apo jo rregullën e off -side në futboll, por dokumentari për futbollistin më të mirë ndonjëherë Pele është për të mos u humbur. Pele apo siç njihej në vendlindje me emrin Edson Arantes do Nascimento, kishte aq shumë talent sa që u zgjodh  të luajë për skuadrën kombëtare në moshën 17 vjeçare, dhe fitoi kupën botërore  me ekipin brazilian tre herë. Çka është më e rëndësishmja ai i dha ekipit brazilian aq shumë besim në botën moderne. Megjithatë e tërë kjo përgjegjësi erdhi edhe me shume presione të cilat edhe shfaqen në këtë film. Drejtuar nga David Tryhorn dhe Ben Nicholas,dokumentari u bë në koordinim të plotë me 80 vjeçarin Pele, i cili u intervistua pranë miqve të tij dhe anëtarëve të skuadrës.Dokumentari përfshin edhe pyetje  të vështira që kanë të bëjnë me diktaturën në shtet dhe çështjen nëse fitorja e Kupës Botërore të Brazilit në 1970 e rrëzoi regjimin shtypës. Filmi do shfaqet në Netflix nga 23 shkurti.

Minamata

2. Eugene Smith ishte një ndër foto gazetarët më me influencë në Amerikë. Ai u plagos nga zjarri derisa po raportonte nga Japonia përgjatë Luftës së Dytë Botërore dhe pastaj në vitin 1971 u kthye në Amerikë për të dokumentuar një katastrofë mjedisore: një kompani kimike kishte hedhur mbeturina toksike pranë qytetit të Minamata, duke rezultuar në deformime dhe dëmtime neurologjike. Drama më e fuqishme ku luan një yll si Johnny Deep, po cilësohet si një ndër performancat e tij më të mira për një kohë të gjatë. Qasja e pazakontë e Levitas, funksionon për të ekuilibruar historinë e vërtetë frymëzuese të filmit me kontekstin e saj tragjik në botën reale … heroizmi i përditshëm i burrave dhe grave të zakonshëm të prekur rëndë “. Filmi do të dalë me datë 5 shkurt në Amerikë dhe Kanada.

 The Little Things

3.“The Little Things” është një mister skenari i të cilës është shkruar në vitin 1993. Pothuajse 3 dekada më vonë, regjisori John Lee Hancock ka bërë regjinë e asaj çka është sot një dramë që na zhvendos në ditët kur  policia nuk kishte as telefona celularë dhe as teknologji të gjetjes së ADN-së. Tre herë fituesi i Oskarit Denzel Washington si një sherif i djegur, Rami Malek si një rreshter dhe Jared Leto si i dyshuari kryesor, i mërzitur në një rast të vrasësit serial në Los Angeles. Robert Daniels nga Polygon thotë se ky  mund të jetë filmi  më i mirë i regjisorit “Hancock”, i cili ka ndërtuar një thriller magjepsës që mbështetet te tre personazhet e tij kryesore. Filmi ka dalë me 29 janar në Amerikë ndërsa me 12 shkurt pritet të dalë në vendet tjera.

Judas and the Black Messiah

4. Ashtu si filmi i vitit të kaluar i Aaron Sorkin, “The Trial of the Chicago 7”, “Judas and the Black Messiah” është një dramë politike që zë vend në vitet e 60-ta, por që çuditërisht duket aktuale edhe sot. Daniel Kaluuya, është ylli i filmit dhe luan rolin e Fred Hampton që njihet si kryetar i Partisë Pantera e Zezë në Illinois. Shefi i FBI-së, J Edgar Hoover (Martin Sheen), është i shqetësuar se ky udhëheqës i ri karizmatik revolucionar mund të bëhet një “mesia i zi”, dhe kështu ai udhëzon një nga agjentët e tij (Jesse Plemons) për “neutralizimin e tij, me çdo mjet të nevojshëm” . Agjenti shantazhon një hajdut makinash, William O’Neal (LaKeith Stanfield), për të spiunuar Hampton për FBI. “Pas vrasjes së George Floyd dhe reagimit ndaj kësaj,” Kaluuya thotë, “unë isha si ti” , ky film dhe këta njerëz artikulojnë se si njerëzit po ndihen tani. Shumë njerëz duhet të dëgjojnë atë që tha Kryetari Fred  dhe si u zhvendos ai “

Me 12 shkurt filmi do të shfaqet në SHBA e Kanada ndërsa me 26 në Angli.

Minari

5.Drama autobiografike e Lee Isaac Chung ka pasur komente të mira  por edhe ka qenë burim kontravers. Shumica e dialogut është në gjuhën koreane,kështu që Golden Globe  e ka futur në kategorinë e gjuhëve të huaja. Minari është po ashtu historia e një familjeje amerikane  që punon në një fermë të vogël në Arkansas në vitet e 80-ta, kështu që disa komentues kanë argumentuar se të quajturit gjuhën e tyre të huaj është fyese. Glenn Whipp nga Los Angeles Times thotë se filmi duket si i një histori e butë e vërtetë e mbushur me njerëz të mirë që mundohen ta duan njëri tjetrin në mënyrën më të mirë të mundshme.Filmi është i mbushur me specifika koreano-amerikane të regjisorit por megjithatë është universal në brendësi dhe lidhjen shpirtërore që ofron.

 Filmi lansohet me 12 shkurt në Amerikë, 18 shkurt në Australi dhe 26 shkurt në Kanada.

French Exit

6. French Exit na ofron një dhuratë të çmuar: një performancë shumë të rrallë nga Michelle Pfeiffer. Në këtë komedi të çuditshme por pikante, përshtatur nga Patrick Dewitt nga romani i tij satirik, Pfeiffer luan Frances, një grua e ve nga një shoqëri e lartë e New York-ut. Pasi ka shpenzuar të gjitha paratë që i ka lënë burri, ajo largohet nga banesa e saj dhe zhvendoset në Paris me djalin e saj, Lucas Hedges. Dhe pastaj fillojnë telashet. Frances është lloji i personit që i vë flakën aranzhimit me lule të një restoranti për të tërhequr vëmendjen e kamarierit dhe drejton një skenë në mënyrë që ajo të mund të komunikojë me burrin e saj përmes maces së saj. Caryn James i BBC-së thotë, Toni është në kohë të ndryshme i çuditshëm, prekës dhe farsë, me humor të veçantë që buron nga një mace që bashkohet me udhëtimin. Të gjitha ato pamje të mrekullueshme, jo-turistike të Parisit në këtë perlë po  që duhet të jetë një përparim për regjisorin, Azazel Jacobs “.

Filmi lansohet me 12 shkurt në Amerikë, Kanada dhe Itali ndërsa me 26 shkurt në Angli dhe Irlandë.

Barb and Star Go to Vista Del Mar

7. Frikshëm është bërë një dekadë  që kur filmi Bridesmaids ka dalë në treg. Janë skenaristët Kristen Wiig dhe Annie Mumolo që kanë qenë mjaft të zënë me filma që atëherë. Wiig ka qenë pjesë e filmit The Martian, Ghostbusters dhe Wonder Woman 1984, dhe shumë filmave të tjerë, ndërsa Mumolo ka qenë pjesë e rregullt e televizionit. Por tash ata kanë shkruar një komedi dhe janë vet pjesë e asaj komedie. Nuk dimë akoma më shumë detaje, traileri me shumë ngjyra pasteli nuk na tregon fytyrat e karaktereve kryesore. Por sic duket Wiig dhe Star luajnë dy shokë të ngushtë, që nisen drejt një aventure jetësore duke lënë pas qytetin e lindjes MidWestern, për herë të parë për të udhëtuar në Florida.Të qëshura, lot dhe një personazh i keq që planifikon të vrasë këdo në qytet.

Filmi do të dalë në platformën VOD nga 12 shkurti.

The Father

8.Released on 26 February in the US and Italy, 12 March in the UK

Janë bërë shumë filma mbi sëmundjen e kujtesës të njohur si dementia kohëve të fundit.(përfshirë edhe Falling)Cka është unike për filmin Father, të cilin Florian Zeller e adoptoi nga roli i tij në teatër, është se e tregon sëmundjen nga përspektiva e individit që vet e ka atë.Anthony Hopkins është ylli i filmit, që luan rolin e një 80 vjecari, që jeton vetëm në banesën e tij në Londër, e që mendon që njerëzit dhe gjërat përreth tij ndryshojnë vazhdimisht:në disa skena e bija e tij portretizohet nga Olivia Colman ndërsa në të tjera skena nga Olivia Ë illiams. Për momentin filmi i Zeller ka 100% rating në Rotten Tomatoes, pak nga regjisori që ka bërë disa truqe të papara dhe pak nga aktrimi i përkyer. “Për të luajtur një njeri që ka filluar të humbasë aftësitë e tij mendore, Hopkins heq në mënyrë metodike çdo cilësi që kemi pritur të presim prej tij – rafinimin, gjuhën e argjendtë, intensitetin imponues – derisa të mos mbetet asgjë tjetër përveç dobësisë dhe shqetësimit”, shkruan AA Doë d në Klubin AV, transmeton TV Syri. “Skenat e fundit të filmit janë ndër më të prekshmet e gjithë karrierës së Hopkins

Filmi del me 26 shkurt në Amerikë dhe Itali, ndërsa me 12 mars në Angli.

The Mauritanian

 9.Menjëherë pas sulmeve terroriste me 11 shtator 2001, Mohamedou Ould Slahi u arrestua në një dasmë familjare në Mauritani. Dyshohej se ishte një rekrutues i Al Qaedas, ai u transportua në bazën e ushtrisë amerikane në Guantanamo, Kubë, ku u burgos për 14 vite. Por nuk u ngarkua me asnjë krim. Tash Kevin Macdonald, drejtuesi I The Last King of Scotland dhe State of Play ka vendosur te tregojë historinë e Salahit me një kast yjesh.Tahar Rahim (Profeti) ka rolin titular, Jodie Foster është avokatja eçeliktë që dyshon nëse ka prova të mjaftueshme për ta mbajtur atë, dhe Benedict Cumberbatch është persekutuesi që është i bindur që Salahi nuk duhet të lërë kurrë Guantanamon. James Mottram nga South China Morning Post e cilëson filmin si një “grusht fytyrës” të gjatë e të lodhshëm por megjithatë ngazëllyes që ia vlen të shikohet.

Filmi del në treg me 17 shkurt në Francë, me 19 në Amerikë dhe Kanada.

 Falling

10.Viggo Mortensen më së miri njihet për nofullën e tij katrore në filmin The Lord of the Rings dhe Green Book. Tani ai ka shkruar dhe drejtuar filmin e tij, shkruan Peter Bradshaë  në The Guardian, transmeton Tv Syri, dhe është një punë e vlefshme  e edituar dhe xhiruar bukur, me një performancë të shkëlqyer nga aktori veteran Lance Henriksen:një njeri me vështrim të zymtë në betejë me sëmnundjen e dementias.” Po pra edhe Falling është një hyrje e re në vazhdën e filmave me sëmundjen e dementias bashkë me Supernova, Relic dhe The Father. Mortensen luan John, një burrë homoseksual që jeton në Kaliforni me burrin dhe vajzën e tij. Henriksen (Aliens) bashkë-yll si babai i tij i ve, Willis, një fermer fanatik i cili është i detyruar të jetojë me John kur keqësohet kujtesa e tij. Kujdes: Willis është një përbindësh më i frikshëm se gjithçka që Henriksen takoi në Aliens ose Mortensen takoi në Lord of the Rings. Filmi lansohet me 5 shkurt në  Amerikë  dhe Itali ndërsa me 25 të  po këtij muaji në  Portugali./Tv Syri

Read Previous

Osmani e Kurti vizitojnë “Trepçën”: Kushte të mjerueshme, kërkohet trajtim urgjent

Read Next

​Koeman: Barcelona nuk ka synime të mëdha