1 orë e gjysmë pritje për të dalë nga Kosova

Janë përditësuar të dhënat mbi fluksin në kufi, nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare, aktualisht pritjet për të hyrë në Kosovë janë të shkurtra.

Pritjet në hyrje raportohen nga 3 deri në 5 minuta. Përderisa pritjet për të hyrë në Kosovë janë të shkurtra, pritjet për të dalë nga Kosova janë më të gjata.

Raportohen pritje deri 1 orë e gjysmë te Dheu i Bardhë, 60-90 minuta në Merdarë dhe 20 deri 30 minuta në Jarinjë.

Përditësimi i fundit ishte në ora 09:12 të mëngjesit. /KosovaPress.

Read Previous

Bilanc i rëndë në rrugët e Kosovës, gjashtë viktima brenda pesë ditëve

Read Next

Dy aksidente me fatalitet brenda 24 orëve të fundit