​Zgjedhjet e 25 prillit, Rama mbledh në seli drejtuesit e qarqeve

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbledhur në selinë e Partisë Socialiste drejtuesit politikë të 12 qarqeve.

Kjo është mbledhja e parë me drejtuesit e qarqeve në selinë rozë për vitin 2021.

Burime të Top Channel bëjnë me dije se drejtuesit politikë do të raportojnë për realizimin e detyrave të lëna në mbledhjen e fundit.

Po ashtu do ketë diskutime edhe për mesazhet politike që duhet të përcjellin në bazë në javët në vijim.

Pritet të diskutohet edhe për emrat e kandidatëve socialistë që do të garojnë për PS më 25 prill./KosovaPress.

Read Previous

​Tragjike: Presidenti dhe katër lojtarë të klubit brazilian humbin jetën pas një aksidenti me aeroplan

Read Next

​Klopp: U ekspozuam shumë përballë Manchester Unitedit