​Zemaj : Në shkurt arrijnë vaksinat antiCOVID-19 në Kosovë

epa08906734 A Cremona Hospital health worker holds a Pfizer/Biotech Covid-19 vaccine at the Cremona hospital, Lombardy, Italy, 27 December 2020 as the country begins Covid-19 vaccination. EPA/PIERO CRUCIATTI / POOL

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj është shprehur i bindur se vaksinat anti-COVID19 gjatë këtij muaji do arrijnë në Kosovë.

Zemaj deklaroi se tashmë janë duke u bërë një përgatitje më intensive për vaksinim edhe nëpër Qendrat e Mjekësisë QKMF.

Këto komente ai i bëri në një konferencë për medie në të cilën u bë e ditur se 520 specializantë që kishin nisur specializimin me vetëfinancim do të subvencionohen nga qeveria e Kosovës.

Ai tha që kjo mbështetje po bëhet me qëllim që tu jepet mundësi mjekëve dhe të rinjve për zhvillim specialistik./KosovaPress.

Read Previous

​KQZ tërheq shortin, kjo është renditja e subjekteve politike

Read Next

​QKRMT: Të luftohet dukuria e pandëshkueshmërisë ndaj policëve