​Ukrainasit festojnë pas fitores në Kherson

Ushtarët ukrainas janë mirëpritur në Kherson nga banorë të ngazëllyer, pasi Rusia tha se ishte tërhequr plotësisht nga qyteti kyç jugor. Videot e publikuara shfaqnin vendasit në rrugë me flamuj ukrainas, duke kënduar këngë patriotike e përshëndetur ushtarët ukrainas.

Kherson ishte i vetmi kryeqytet rajonal i marrë nga Rusia pas pushtimit të shkurtit. Tërheqja është parë si një nga pengesat më të mëdha të luftës.

Moska tha se 30,000 person ishin nxjerrë nga zona – si dhe rreth 5,000 pjesë të pajisjeve ushtarake, armatimit dhe aseteve të tjera.

Shtëpia e Bardhë përshëndeti atë që e quajti një “fitore të jashtëzakonshme”, ndërsa presidenti ukrainas Zelensky e quajti atë një “ditë historike”.

Por ministri i jashtëm i Ukrainës tha se “lufta vazhdon”. Duke folur në Kamboxhia në margjinat e një samiti të vendeve aziatike, Dmytro Kuleba tha: “Ne po i fitojmë betejat në terren. Por lufta vazhdon.”

Një përditësim i mbrëmjes të premten nga pala ukrainase tha se trupat ishin shtyrë deri në bregun perëndimor të lumit Dnipro.

U shfaqën gjithashtu pamje që tregonin se ura Antonivsky ishte shembur pjesërisht. Mbetet e paqartë se si janë shkaktuar dëmet.

Trupat ruse që pushtuan Kherson mendohet se po zënë pozicione të reja në anën lindore të lumit.

Read Previous

​35 vjetori i vdekjes së Lasgush Poradecit

Read Next

Vazhdon rritja e çmimeve, inflacioni në tetor arrin në 12.7 për qind