​Themelohet grupi për zhvillimin e Programit Shtetëror për Kontrollin e Kancerit

4 shkurti është Dita Botërore e Kancerit, e cila synon të rris ndërgjegjësimin për kancerin dhe për të inkurajuar parandalimin, zbulimin dhe trajtimin e tij.

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë në kuadër të kësaj dite ka njoftuar se kanë themeluar grupin punues, të përbërë nga profesionistë të fushave të ndryshme, me qëllim zhvillimin e Programit Shtetëror për Kontrollin e Kancerit në Kosovë.

Tema e këtij viti është “mbyllni hendekun e kujdesit”, që ka të bëjë me të kuptuarit e pabarazive në kujdesin ndaj kancerit dhe marrjen e veprimeve për t’i adresuar ato.

Qëllimi është të informojë dhe inkurajojë njerëzit për parandalim, zbulim të hershëm dhe trajtim të kancerit.

Read Previous

Kurti: Serbia ende i sheh si shtete të përkohshme Kosovën, Malin e Zi e Bosnjën

Read Next

SHBA paralajmëron Turqinë për eksportet që forcojnë “makinerinë” e luftës ruse