​S’ka distancë as në vendin më të rrezikshëm nga Covid-19 në QKUK

Edhe pas shumë muajve të ballafaqimit me virusin Covid-19, qytetarët në Kosovë vazhdojnë të mos respektojnë masat anti-covid. Kjo madje edhe në tendën ku bëhen testimet në QKUK.

Edhe pse të gjithë të dyshuar për Covid-19, sot në mëngjes afër 20 persona duket se nuk e kishin dertin nëse mund të infektoheshin.

Disa pa maska e të gjithë pa distancë, u panë para tendës, ku prisnin për ta bërë testin për Covid-19./KosovaPress

Read Previous

​Vdes një person në aksident trafiku në magjistralen Kaçanik-Ferizaj

Read Next

​Rrëmbeu një vajzë, arrestohet