​Si ndodhi klonimi i qengjit Dolly?

Shkencëtarët skocezë më 22 shkurt të vitit 1997, njoftuan klonimin e suksesshëm të qengjit Dolly, me kontributin e tri deleve nëna, një me vezë, tjetra me ADN-në, dhe e treta kishte mbajtur në fetus embrionin e klonuar.

Shkenca e paraqiti Dollyn si arritje të vitit. Dolly jetoi në Institutin Roslin në Edinburg, Skoci, madje lindi edhe gjashtë qengja.

Dolly u prek nga artriti dhe më 14 shkurt 2003 u vu në gjumë për vdekje për shkak të sëmundjes progresive të mushkërive.

Klonimi i gjitarëve (grupim qeniesh ku bën pjesë edhe njeriu) është provuar tejet joefikas.

Dolly ishte e vetmja mes 277 përpjekjeve që mbijetoi dhe arriti deri në moshën 6-vjeç, edhe pse në vitin 2014 shkencëtarët kinezë raportuan sukses në klonimin e derrave.

Shkencëtarët që klonuan Dollyn, shpallën në vitin 2007 se teknika e përdorur në këtë rast nuk mund të jetë e efektshme për klonimin e njeriut./KosovaPress

Read Previous

​12 gjërat që duhet bërë në ditën e parë të punës

Read Next

Pacienti i parë me Covid-19, OBSh-ja nis kërkimet në Kinë