​Shiten të gjitha biletat për sfidën Kosovë – Sllovaki

Interesimi i madh i tifozëve ka bërë që të shiten të gjitha biletat për ndeshjen mes Kosovës kundër Sllovakisë, e cila zhvillohet më 26 mars.

Përmes një njoftimi, tifogrupi Dardanët ka bërë të ditur se tashmë është plotësuar lista e emrave të tifozëve që kanë rezervuar biletat për tribunën mysafire, sipas numrit të garantuar nga organizatorët.

Ata kanë theksuar se nga sot e tutje nuk do të shqyrtohet asnjë kërkesë e re për bileta për këtë sfidë, duke kërkuar mirëkuptim nga tifozët që nuk kanë arritur të sigurojnë një vend në stadium.

Megjithatë, nga tifogrupi është bërë e ditur se abonimet vjetore vazhdojnë, duke u dhënë mundësi tifozëve që të regjistrohen për të përfituar bileta në ndeshjet e ardhshme të Kombëtares së Kosovës. /KosovaPress/

Read Previous

​Sveçla: Kosova synon sisteme digjitale për siguri kufitare

Read Next

Çmimet e derivateve në Kosovë, dizeli deri 1.60 euro, benzina deri 1.39 euro