​SHBA-ja dhe Irani shkëmbejnë sulme të reja që vënë në provë armëpushimin e brishtë

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) e Iranit tha se nisi një sulm që synonte një bazë ajrore amerikane, të cilën ata e konsiderojnë burimin e sulmeve amerikane ndaj objektivave iraniane herët të enjten sipas kohës lokale, raportuan mediat iraniane të lidhura me shtetin.

IRGC nuk specifikoi se cilën bazë ajrore kishte në shënjestër. SHBA-të kanë baza ajrore në një numër vendesh në rajonin e Lindjes së Mesme.

Ndërkohë, ushtria amerikane kreu sulme të reja në Iran , duke synuar një vend përreth Ngushticës së Hormuzit që përbënte një kërcënim për forcat amerikane dhe trafikun tregtar, sipas një zyrtari amerikan.

Në orët e para të mëngjesit të së enjtes sipas orës lokale, tre shpërthime u dëgjuan në lindje të Bandar Abbas, një qytet strategjik portual iranian dhe bazë detare pranë Ngushticës së Hormuzit. Një zyrtar amerikan konfirmoi se ushtria amerikane kishte rrëzuar katër dronë iranianë dhe kishte goditur një stacion kontrolli tokësor iranian në Bandar Abbas, i cili ishte gati të lëshonte një dron të pestë.

SHBA-të gjithashtu rrëzuan katër dronë sulmues iranianë që përbënin një kërcënim, tha zyrtari, shkruan CNN.

Forcat amerikane goditën një stacion kontrolli tokësor iranian në Bandar Abbas, i cili ishte gati të lëshonte një dron të pestë. Ata shtuan se këto veprime ishin të matura, thjesht mbrojtëse dhe kishin për qëllim ruajtjen e armëpushimit. /KosovaPress/

Read Previous

​Sot nis fushata për zgjedhjet e 7 qershorit

Read Next

“Vedat Muriqi te Fenerbahçe, marrëveshja është arritur”