​Ronaldo përfundon seancën e parë stërvitore me Manchester United

Ylli portugez ka përfunduar sot seancën e parë stërvitore me skuadrën e Manchester United në qendrën e stërvitjes Carrington.

Për herë të parë që nga transferimi në Premier Ligën angleze, Cristiano Ronaldo u takua me trajnerin Ole Gunnar Solskjaer.

Ronaldo kompletoi transferimin e tij nga Juventusi te Manchester United muajin e kaluar, ku “Djajtë e Kuq” do të paguajnë shumën prej 15 milionë eurosh përgjatë pesë viteve të ardhshme.

Po ashtu, tetë milionë euro të tjera do të jenë në formë bonusi mes Manchester United dhe Juventusit, raporton gazetari i njohur Fabrizio Romano.

Ronaldo ka nënshkruar kontratën me “Djajtë e Kuq” deri në qershor 2023, me opsioni për rinovim deri në qershor 2024./KosovaPress

Read Previous

Talebanët e shpallin qeverinë e re në Afganistan

Read Next

Ministria e Arsimit i jep 3.5 milionë euro kompanisë së Ekrem Llukës, pa tender të hapur