​Ronaldo për rikthimin te United: Vendimi më i mirë që mund të kisha marrë

MANCHESTER, ENGLAND – SEPTEMBER 11: Cristiano Ronaldo of Manchester United applauds the fans as he warms up prior to the Premier League match between Manchester United and Newcastle United at Old Trafford on September 11, 2021 in Manchester, England. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)

Cristiano Ronaldo vazhdon të shpreh ngazëllimin e tij për rikthimin në “Old Trafford” pasi u largua nga Juventusi gjatë afatit kalimtar veror të këtij viti.

Portugezi thotë se kthimi në Manchester United është vendimi më i mirë që ka marrë deri më tani.

Cr7 bëri një kthim ëndrrash në “Old Trafford” pasi ai shënoi dy herë në debutimin e tij të dytë për “Djajtë e Kuq” pasi ata mposhtën Newcastle Unitedin me rezultat 4-1 të shtunën.

Ish -ylli i Real Madridit thotë se gjërat po shkojnë shumë mirë dhe se ai shpreson të ndihmojë në udhëheqjen e Unitedit drejt trofeve të ndryshëm, përcjellë KosovaPress.

“Është vendimi më i mirë që kam marrë. Ishte koha e duhur,” tha Ronaldo në një intervistë me “Telefoot”.

“Dua të bëj histori, të ndihmoj Mançesterin të ketë rezultate të mira dhe të fitojë trofe.”, shtoi ai.

United tani e kthen vëmendjen te Liga e Kampionëve ku ata po përgatiten për sfidën kundër skuadrës zvicerane Young Boys në ndeshjen e tyre të parë të fazës së grupeve të martën.

Read Previous

Varianti “Mu” i Covid-19: Mbi 280 mostra nga Kosova dërgohen në Gjermani

Read Next

Europa vazhdon të përballet me protesta kundër pasaportës së gjelbër