​Rizvanolli: Ligji i burimeve të ripërtërishme të energjisë sjell përfitime për sektorin privat

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, po shqyrton në parim projektligjin për promovimin e përdorimit të burimeve të ripërtërishme të energjisë.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se ky ligj mundëson ndërtimin e kapaciteteve të reja.

“Ky ligj do të sjell përfitime për sektorin privat. Të gjitha ndërmarrjet trajtohen barabartë, ku sjell kosto më të përballueshme për qytetarët. Skemat mbështetëse, tani do të ofrohen vetëm përmes një procesi të ofertimit. Prodhuesit e priveligjuar do të përzgjidhen përmes një ofertimi konkurrues”, tha ajo.

Para anëtarëve të këtij komisioni, ajo shtoi se ligji parasheh edhe mbështetjen e teknologjive inovative.

“Procedurat për amvisëri thjeshtëzohen në mënyrë që brenda për 30 ditë të merret përgjigja. Një pjesë e sektorit që ka qenë e parregulluar, impantet solare jo të lidhura në rrjet kanë qenë të pa raportuara, pa kurrfarë rregullie, me këtë ligj kemi vendosur një rregull të ri”, u shpreh ajo.

Kryetari i këtij komisioni, Ferat Shala nuk u pajtua me emërtimin e këtij ligji.

“Emrin nuk e ka ligji si duhet, më së paku ka promovim, po i humb materia e esencës së ligjit. Kur e sheh ligjin më së paku ka promovim, ka koordinim të institucioneve , gjithçka tjetër. Fjala promovim duhet të rishikohet”, u shpreh ai.

/kp/

Read Previous

​Rritja e çmimit të naftës pas konfliktit të vazhdueshëm Izrael-Palestinë, frikë për ndërprerje të furnizimit

Read Next

Spanja konfiskon bizhuteri në vlerë të 60 milionë eurove, ndihmohet edhe nga Shqipëria