​Qeveria e Kosovës i vendos sanksione të reja Rusisë dhe Bjellorusisë

Qeveria e Kosovës ka vazhduar me miratimin e sanskioneve ndaj Federatës Ruse dhe Bjellorusisë. Ato përfshijnë ndër të tjera ngrirje të aseteve të individëve të sanksionuar, ndalim udhëtimi dhe ndalim të transportit të mallrave në Kosovë.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka thënë se Kosova është rreshtuar ndër vendet e para në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

Në mbledhjen e mbajtur sot, Qeveria gjithashtu ka vendosur sanksione të tilla kundër Grupit Wanger – një entitet ushtarak privat i painkorporuar, me bazë në Rusi.

Qeveria ka bërë edhe shqyrtimin e propozim-vendimit për zbatimin e sanksioneve ndërkombëtare të vendosura nga Këshilli i Bashkimit Evropian lidhur me marrjen e masave restriktive për terrorizëm ndaj ISIS dhe Al-Qaeda dhe personave fizikë dhe juridikë, subjekteve ose strukturave të tjera të lidhura me to. /KosovaPress/

Read Previous

Çmimet globale të grurit rriten pas ndalimit të eksportit të Indisë

Read Next

Dollari është forcuar ndjeshëm ndaj monedhave të tjera që nga fillimi i vitit