​PSD kundërshton mbylljen e çerdheve, vendos rreth 100 biberonë para Qeverisë

Partia Socialdemokrate (PSD) ka vendosur biberonë me qumësht para objektit të Qeverisë për të kundërshtuar mbylljen e kopshteve, vendim ky i marr dje nga ekzekutivi. Sipas saj, Qeveria Kurti është treguar e pa emancipuar pasi që ka betonizuar rolin e gruas në shtëpi.

Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi, në një prononcim për media tha se përmes këtij aksioni simbolik po tregojnë që Qeveria është bërë barrë për nënat dhe gratë në shtëpi.

Kritika pati edhe për shkakun e mbylljes së kopshteve dhe çerdheve, pasi siç tha ajo, qeveria ka ndërmarrë një hap të tillë për të ulur numrat e infektuarve në mënyrë që të vazhdojë me fushatën elektorale për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Me këtë qasje, ajo tha se fëmijët janë lënë anash dhe pa përkujdesjen e shtetit.

Tutje, ajo tha se ka raste kur nënat detyrohen të marrin pushimin vjetor për të qëndruar më fëmijët e tyre në shtëpi, pasi kopshtet nuk punojnë./KosovaPress

Read Previous

Ardian Nuhiu arrin 100 ndeshje me Dritën

Read Next

“Rusia ka ashpërsuar angazhimin e saj kundër Kosovës”