​Prindërit e shkollës “Naim Frashëri” kërkojnë të arrihet marrëveshje për fillimin e mësimit

Këshilli i prindërve të shkollës fillore “Naim Frashëri” në Prishtinë ka mbajtur protestë para dyerve të shkollës duke kërkuar fillimin e mësimit për fëmijët e tyre. Ata u shprehen të revoltuar nga vazhdimësia e kësaj greve dhe të shqetësuar për mos fillimin e procesit mësimor.

Anëtarja e Këshillit të Prindërve të shkollës Vlora Vokshi tha se mosmbajtja e mësimit po ndikon negativisht te fëmijët, duke u neglizhuar mirëqenia e tyre respektivisht e ardhmja e Kosovës.

Anëtarja e Këshillit të Prindërve, Merita Sogojeva për KosovaPress tha se arsyeja e protestës është mos fillimi i mësimit që është një shqetësim i madh për prindërit dhe përmes protestës, sipas saj, po mendojnë se mund të bëjnë diçka pasi pasojat tek fëmijët janë të mëdha.

Ajo shpreson që fëmijët të kthehen në bankat shkollore që ta dinë vendin e tyre dhe jo nëpër protesta sikurse jemi sot. Gjithashtu Sogojeva tha se do jetë e vështirë për fëmijët por edhe për mësimdhënësit humbja e mësimit.

Kurse Burim Xheladini babi i një vajze në klasë të shtatë ka dalur në protestë për të shprehur pakënaqësitë e tij dhe e konsideron një humbje të madhe dhe është e vështirë që fëmijët të kompensojnë mësimin e humbur.

Ai tha se nëse nuk zëvendësohen do të ketë ndikim sepse do të ketë ngarkesë gjatë orëve që do të mbahen edhe nëse zëvendësohen nuk janë orët kualitative. Xheladini nuk ishte kundër kërkesave të mësimdhënësve por ai u shpreh se duhet ta ndërrojnë metodën e protestës./KP/

Read Previous

Kush janë ‘pronarët’ e Tokës?

Read Next

Shefja e OBT-së paralajmëron se bota po shkon drejt “recesionit global”