​Presidentja Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadorja e Maltës, Juliana Scerri Ferrante

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadorja e Maltës në Kosovë, Juliana Scerri Ferrante.

Raportet ndërmjet të dy shteteve janë vlerësuar të mira që nga koha e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike në vitin 2011, thuhet në komunikatën për media.

Presidentja Osmani ka falënderuar shtetin e Maltës për ndihmën e deritashme, duke kërkuar që kjo mbështetje të vazhdojë edhe më tej në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, BE, NATO, si dhe organizata të tjera ndërkombëtare.

“Vizat duhet të liberalizohen, nuk ka arsye për zvarritje të mëtejme. Është momenti i duhur që Kosova të bëhet pjesë e Këshillit të Evropës, sikurse që është domosdoshmëri që të anëtarësohet edhe në NATO për një stabilitet të rajonit”, ka theksuar presidentja Osmani, teksa ka marrë konfirmimin e ambasadores Ferrante se Malta do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në të gjitha nismat për anëtarësim, sikurse që e ka mbështetur deri tashti.

Të dy bashkëbisedueset kanë shfaqur interesim për thellimin e raporteve në sferën e politikës së jashtme, shkëmbimit tregtar, arsim, turizëm dhe sfera të tjera të interesit të dyanshëm.

Read Previous

3 ndeshje në qershor, publikohet lista e të grumbulluarve të Kombëtares

Read Next

Prokuroria jep detaje për vrasjen e dyfishtë në Mitrovicë, viktimat u goditën me thikë