​Prapaskena, ja sulmuesi që refuzoi Milanin për shkak të Ibrahimoviçit

Sipas gazetës gjermane BILD, Luka Jovic refuzoi të transferohej te Milani pasi kishte frikë se nuk do të merrte kohën e duhur në fushë për shkak të prezencës së Zlatan Ibrahimovic.

23-vjeçari u bashkua me Eintracht Frankfurtin si huazim nga Real Madridi në afatin kalimtar të janarit, por Milani gjithashtu kishte bërë një përpjekje për të nënshkruar me atë në një marrëveshje të përkohshme deri në fund të sezonit.

Sipas raportit, West Ham United dhe Wolverhamptoni ishin bashkuar në garën për të nënshkruar me përfaqësuesin e Serbisë i cili përfundimisht u kthye në Gjermani.

Raportet nga Bild theksojnë se Jovic refuzoi mundësinë për të lëvizur në Milano pasi kishte frikë se nuk do të merrte kohë e duhur të lojës dhe të luante përpara Zlatan Ibrahimovicit.

Milani përfundimisht nënshkroi me ish sulmuesin e Juventusit Mario Mandzukic për të mbështetur suedezin./KosovaPress.

Read Previous

Abramovich ka dy emra në kokë për zëvendësimin e Frank Lampard

Read Next

Katër muaj pas lindjes Gigi zbulon emrin e vajzës