​“Nicola Barella tashmë vlen 90 milionë euro”

Ish mesfushori i Interit Nicola Berti beson se Nicolò Barella është një nga tre mesfushorët më të mirë në Evropë dhe tashmë kartoni i tij vlen 90 milionë euro.

Ish mesfushori i Interit Nicola Berti beson se Nicolò Barella është një nga tre mesfushorët më të mirë në Evropë dhe tashmë kartoni i tij vlen 90 milionë euro.

Barella shënoi gol në fitoren 2-0 të Interit ndaj Fiorentinas të premten dhe konsiderohet si mesfushori më i mirë në Itali tani.

“Ai është një nga tre mesfushorët më të mirë në Evropë dhe ai vlen 90 milionë euro,” tha ish-mesfushori i zikaltër Nicola Berti për “Tuttosport”.

“Me siguri, ai është mesfushori më i mirë në Itali, edhe pse tani nuk është e njëjta konkurenc sikur në kohën time.”.

“Ka më shumë lojtarë të huaj në Serie A, por nëse ai është mesfushori më i mirë në Itali, atëherë ai duhet të jetë një nga më të mirët në Evropë dhe për mua ai është në mesin e tre më të mirëve.”

“Ai është i pazëvendësueshëm për Interin, ai është një nga ata lojtarë që gjithmonë japin diçka më shumë.”, shtoi në vazhdim Berti.

“Më pëlqen të shoh se si ai luan dhe besoj se ai ende ka vend për përmirësim. Ai shënoi një gol të shkëlqyer kundër Juventusit në Serie A. Këto lloj golash i bëjnë tifozët të çmenden.”

“Ai është një mesfushor i plotë, vrapon, shënon dhe jep asistime. Më besoni, kjo nuk është për shkak të fatit të mirë. Ai është një kampion dhe gjithnjë di se çfarë të bëjë ”, tha në fund ai.

Read Previous

Koeman jep alarmin: Po i vrasim lojtarët, nuk mund të vazhdojë kështu

Read Next

​Evropa përfshihet nga moti i keq, 28 të plagosur në Gjermani dhe përmbytje në Francë