​Nesër mot i vranët, bien edhe temperaturat

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se të dielën do të mbajë mot kryesisht i vranët i përcjell me rënie të temperaturave për 9-11 gradë Celsius.

Kjo situatë e krijuar meteorologjike vie si pasojë e prezencës së masave ajrore me origjinë nga verilindja. Presioni atmosferik mbetet i lartë, dukshëm mbi vlerat e normales.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-4m/s.

Kushtet biometeorologjike në viset e ulëta dhe mesatare mbeten jo të mira për shkak të ndotësve, ndërsa në viset malore paraqitet një situatë më e mirë biometeorologjike.

Read Previous

​Rinumërohen 434 nga 552 vendvotime, sot pritet përmbyllja

Read Next

Marrja e një doze të vaksinës së Pfizerit mbron nga riinfektimi