Politologu Koci: Zgjedhjet e reja nuk sjellin asgjë të re në Kosovë
Superliga e Kosovës në futboll vazhdon nesër me ndeshjet e xhiros së tretë të edicionit 2025/26, ku katër duele do të luhen njëkohësisht nga ora 16:30.
Përballjet janë këto:
- Drenica – Prishtina e Re
- Ferizaj – Ballkani
- Gjilani – Prishtina
- Malisheva – Dukagjini
Skuadrat do të kërkojnë pikë të rëndësishme në këtë fillim kampionati, ku çdo rezultat mund të ndikojë në renditje dhe objektivat e tyre për sezonin aktual.
Ndërkohë, ndeshja tjetër e kësaj xhiroje, Llapi – Drita, do të zhvillohet të hënën. /KosovaPress/