​MPB hap sesionin e tretë të Konferencës Ndërkombëtare “KosovaPAR2025”

Ministria e Punëve të Brendshme ka mbajtur sot ceremoninë hapëse të sesionit të tretë të Konferencës Ndërkombëtare për Administratë Publike KosovaPAR2025.

Kjo konferencw synon të nxisë përdorimin e teknologjisë dhe inteligjencës artificiale si dhe të shtojë bashkëpunimin profesional dhe shkëmbimin e përvojave në fushën e administratës publike, me theks të veçantë në zhvillimin e reformave dhe inovacionit institucional.

Gjatë hapjes së sesionit të tretë u theksua rëndësia e administratës publike efikase si themel i qeverisjes demokratike dhe garantues i ofrimit të shërbimeve cilësore për qytetarët.

KosovaPAR2025 do të vazhdojë me diskutime tematike dhe panele të specializuara, ku do të trajtohen praktikat më të mira të vendeve partnere dhe mundësitë për avancimin e politikave publike në Kosovë.

Konferenca do të përmbyllet me rekomandime konkrete për forcimin e kapaciteteve institucionale dhe përmirësimin e administratës publike në përputhje me standardet evropiane.

Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të institucioneve shtetërore, ministri në detyrë i punëve të brendshme Xhelal Sveçla, akademikë, rektori i Universitetit të Prishtinës, Arben Hajrullahu, ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë, si dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile. Me temën “Capacity in PA for or through AI. /KosovaPress/

Read Previous

83 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Read Next

Formimi i Qeverisë, LVV pritet ta votojë Kurtin për mandatar këtë të dielë