​Moti me diell dhe vranësira të pakta

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti sot parashihet të jetë me kushte stabile meteorologjike dhe me temperatura tipike verore.

Sipas institutit, pritet të mbajë mot me diell dhe me vranësira të pakta.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-15°C, ndërsa ato maksimale pritet të jenë ndërmjet 31-34°C”, thuhet në njoftim. /KosovaPress/

Read Previous

Muzeu historik në kullën e Abdullah Pashë Drenit i mbyllur gjatë verës

Read Next

Marrëveshja Azerbajxhan–Armeni, Osmani: Nën udhëheqjen e SHBA-së, bota është më e sigurt